Rajoni

Dorëheqje masive e infermierëve në Maqedoninë e Veriut. Sistemi Shëndetësor drejt kolapsit

Dorëheqje masive e infermierëve në Maqedoninë e Veriut.

Shumë infermierë të Infektivit në Maqedoninë e Veriut kanë kërkuar dorëheqjen. Shoqata e tyre e konsideron pandeminë vetëm si majën e ajsbergut, pasi sipas tyre padrejtësitë kanë qenë prezente prej kohësh.

“Kjo nuk është diçka që po ndodh vetëm tani në një kohë pandemie, ky është një problem dekada i vjetër. Infermieret nuk kanë përkufizim të punës së tyre dhe nuk i dinë detyrat e tyre. Pandemia do të marrë fund, ne do të përballemi me një largim edhe më të madhe. Informacioni ynë për momentin tregon se shumë prej tyre tashmë janë duke marrë provime përfundimtare në vendet fqinje dhe po presin vetëm fundin e pandemisë dhe largimin e tyre", tha Gordana Beshliovska, kryetare e Shoqatës së Infermiereve.