Rajoni

E dimë që kanë ndodhur krime të tmerrshme! Vuçiç reagon për akuzat ndaj Thaçit

E dimë që kanë ndodhur krime të tmerrshme!

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, komentoi për herë të parë aktakuzën e Hagës ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, të akuzuar për krime lufte.

“Gjëja më e rëndësishme për ne është të jemi të përmbajtur. Ne e dimë që kanë ndodhur krime të tmerrshme. Në çdo gjë tjetër, duhet të tregojmë përmbajtje, pasi kështu mbrojmë popullin serb në Kosovë nga çdo dhunë, incident dhe sulm”, është shprehur ai, sipas mediave kosovare.

Kjo deklaratë u bë nga ai në Bruksel ku po takohet me zyrtarë të lartë evropianë. Sot reagoi për herë të parë edhe Thaçi, i cili shkroi një status ku shprehej se mbetet me shpresë të plotë se ditët më të mirë për Kosovën i kemi përpara, ndërsa të dielën do të mbajë një konferencë.  

Lexo me shume: