Rajoni

Përqafoi të dashurën për ta mbrojtur pa e ditur se ai do të ishte përqafimi i tyre i fundit

Përqafoi të dashurën për ta mbrojtur pa e ditur se ai do

E gjithë Greqia ka mbajtur zi për dy të rinjtë që humbën jetën një ditë më parë si pasojë e tërmetit në ishullin Samos.

Sipas dëshmive të banorëve, dy të rinjtë kishin lënë shkollën dhe po ktheheshin në shtëpi kur kaluan në rrugën e ngushtë që përdornin pothuajse çdo ditë. Të njëjtat dëshmi thonë se në kohën e tërmetit, studenti 17-vjeçar përqafoi të dashurën e tij 15-vjeçare për ta mbrojtur, por pa imagjinuar se ai do të ishte përqafimi i tyre i fundit. 

"Ata ishin dy fëmijë të dashur. Djali im ishte i lumtur  me Claire. Ata u larguan të përqafuar. Ai e përqafoi atë edhe në momentin e fundit."

Babai i Arisit theu zemrat me mesazhin që ai shkroi disa orë më parë në përkujtim të fëmijës së tij dhe Claire: "Për djalin tim arrogant. Pashë tek ti rininë time. Të trishtuar pafund për ty dhe Claire. Disa ditë më parë ju ishim të lumtur në ditëlindjen e saj. Ne që kemi mbetur pas nuk kemi më fjalë, nuk kemi më lot. Unë dua që ju ta shikoni atë atje lart".

*Protothema