Rajoni

Edhe Maqedonia e Veriut shton masat anti-COVID! Nga 1 shtatori hyrja në shtetin fqinj me test ose certifikatë vaksine

Edhe Maqedonia e Veriut shton masat anti-COVID! Nga 1 shtatori hyrja në

Edhe Maqedonia e Veriut e cila nuk ka pasur kushte hyrjeje përgjatë pjesës më të madhe të pandemisë, duke filluar nga 1 shtatori do të shtojë masat anti-COVID.

Sipas një njoftimi të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit në Korçë, çdo qytetar që dëshiron të udhëtojë drejt shtetit fqinj do të duhet të ketë certifikatë vaksinimi ose test PCR të kryer jo më herët se 72 orë më parë, ose test të shpejtë antigen jo më të vjetër se 48 orë.

Njoftimi i plotë:

Autoritetet policore të Maqedonisë së Veriut, kanë njoftuar se duke filluar nga data 01.09.2021, të gjithë qytetarët të cilët do të hyjnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duhet të jenë të pajisur me certifikatën e vaksinimit COVID-19.

Personat të cilët nuk e disponojnë certifikatën, duhet të kenë kryer testin PCR SARS-CoV-2 (jo më vonë se 72 orë nga udhëtimi) ose testin e shpejtë antigen (jo më vonë se 48 orë).

Shtetasit të cilët do të udhëtojnë tranzit për në Maqedoni, duhet të plotësojnë një deklaratë në Pikat e Kalimit Kufitar me Maqedoninë e Veriut.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin.

Tiranapost.al