Rajoni

Erdogan akuza Greqisë: Keqtrajtojnë dhe vrasin refugjatët

Erdogan akuza Greqisë: Keqtrajtojnë dhe vrasin refugjatët

Presidenti turk Erdogan ka lëshuar akuza të reja ndaj Greqisë.

Teksa fliste në një konferencë për refugjatët në Stamboll, Erdogan ka akuzuar autoritetet greke për grabitje, rrahje, persekutim dhe deri në vrasje të refugjatëve.

“Kohët e fundit, pothuajse 30,000 emigrantë, kryesisht gra dhe fëmijë, kanë humbur jetën në Mesdhe. Vendndodhja e dhjetëra mijëra fëmijëve sirianë që ikën në Evropë, nuk dihet. Pothuajse çdo ditë jemi dëshmitarë të gjendjes së rëndë të refugjatëve të përndjekur, grabitur, rrahur dhe vrarë nga Forcat e Sigurisë Greke” u shpreh presidenti turk.

Athina iu përgjigj akuzave të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan për keqtrajtim të refugjatëve duke theksuar se “Greqia përgjigjet me veprime që shpëtojnë jetë në det”.