Rajoni

Erdogani shpreh gatishmërinë për të mbrojtur aeroportin e Kabulit

Erdogani shpreh gatishmërinë për të mbrojtur aeroportin e

Presidenti turk Recep Tayip Erdogan ka deklaruar se Turqia është e përgatitur për të mbrojtur aeroportin e Kabulit, pas marrjes së pushtetit nga talebanët.

Sipas BBC, Turqia ishte ofruar të kontrollonte dhe drejtonte aeroportin, i cili është kyç për të lejuar vendet që të mbajnë një prani diplomatike në Afganistan.

Por marrja shpejt e pushtetit nga talebanët duket se po hedh dyshime mbi planin.

Erdogan ka thënë dje në një deklaratë televizive, se Turqia ende ruan synimin për të operuar në aeroportin e Kabulit.

“Tani ne po i bëjmë planet tona sipas këtyre realiteteve të reja.”

Gjithashtu, Presidenti turk shprehu gatishmërinë për të zhvilluar bisedime me drejtuesit e talebanëve.

“Ne jemi të hapur për çdo bashkëpunim. Talebanët kanë qenë shumë të ndjeshëm ndaj marrëdhënieve me Turqinë,” tha Erdogan.

*Tiranapost.al