Rajoni

Çështja e kufirit detar, ministri i Jashtëm grek nesër vizitë zyrtare në Tiranë

Çështja e kufirit detar, ministri i Jashtëm grek nesër

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias do të vizitojë zyrtarisht nesër  Tiranën.

Siç shkruan media greke “Tanea” çështja e zgjidhjes së kufirit detar do të jetë në qendër të diskutimeve.

Dendias pritet të jetë në Tiranë rreth orës 11:00 dhe fillimisht ai do të takohet me homologun e tij Gent Cakajn në Mministrinë e Jashtme, më pas do të shkojë në Kryeministri ku do të ketë edhe një konferencë me kryeministrin Edi Rama. Ministri grek po ashtu të ketë edhe një takim me Presidentin Ilir Meta. 

Çështja e detit mes dy vendeve është pezull që nga viti 2009 kur të dy vendet nënshkruan marrëveshjen, e cila më vonë u anulua nga Gjykata Kushtetuese shqiptare.