Rajoni

Tërmetet e njëpasnjëshme lëkundin Greqinë

Tërmetet e njëpasnjëshme lëkundin Greqinë

Tërmete të njëpasnjëshme kanë lëkundur Greqinë.

Tërmeti me magnitudë më të lartë, 5.2 i shkallës Rihter është regjistruar në orën 01:50 të mëngjesit të së sotëm 22 kilometra në jugperëndim të malit Athos.

Ndërkohë përpara tij ka rënë një tërmet 4.4 ballë rreth orës 22:39 të mbrëmjes.

“Protothema.gr” shkruan tërmeti më i fortë u ndie në manastire, gjatë vigjiljes së Kryqit të Shenjtë. Si pasojë e tërmeteve nuk raportohen probleme dhe as dëme materiale.