Rajoni

Çfarë do të vendosë Italia me kufijtë për festat e fundvitit?

Çfarë do të vendosë Italia me kufijtë për festat

Shumë mund t’i tremben një mbyllje të kufijve për festat e fundvitit, në mënyrë që të shmanget përhapja e Covid, por një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë. Ndërsa shumë vende, përfshirë Gjermaninë, kanë bërë thirrje për një festë vetëm me familjen, pa udhëtime, nuk ka një vendim për mbyllje të kufijve. Sa për Italinë, mjeku shqiptar që jeton dhe punon atje, Albert Troci, thotë se nuk do jenë të bllokuara lëvizjet, por do të ketë masa kufizuese.

Çfarë do të vendosë Italia me kufijtë për festat

"Besoj se nuk do jenë të bllokuara lëvizjet, por në periudhën e festave është me detyrim kthimi nga jashtë shtetit nga vendet e tjera, për të evituar transmetimin e virusit është vendosur që këto persona që kthehen nga vendet e tjera të bëjnë karantinë të detyrueshme dhe tampon të detyrueshëm. Po bëjmë sakrificën që të evitojmë atë që ndodhi gjatë verës ku shumë turistë e sollën virusin nga Spanja", tha ai për ‘Report TV’.

Ndërkohë që për hapjen totale të kufijve, për qytetarët e Shengenit, nuk ka ende asnjë vendim nga vendet e BE-s. Sipas zërave nga diplomatët e huaj, një rikthim i tillë nuk pritet para pranverës.