Rajoni

‘F*ck you’ zoti Erdogan! Turqia padit gazetën greke që u hap me këtë titull

‘F*ck you’ zoti Erdogan! Turqia padit gazetën greke që u

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka hedhur në gjyq gazetën greke "Dimokratia", e cila të premten në faqen e parë shkruante: ‘[email protected] you Mr. Erdogan’, ndërsa ishte shkruar në turqisht (Siktir Git Mr. Erdogan).

Vendimi bëhet me dije nga agjencia shtetërore e lajmeve e Turqisë, Anadolu, lidhur me mesazhin ofendues.

Të premten, ambasadori grek në Turqi u thirr për shpjegime mbi këtë çështje, siç njoftoi ministri i Jashtëm i vendit, Mevlüt Cavusoglu.

‘F*ck you’ zoti Erdogan! Turqia padit gazetën greke që u

“Në emër të qeverisë turke, dënoj me fjalët më të forta botimin e fyerjeve drejtuar Presidentit tonë, në faqen e parë të një gazete ekstreme të djathtë”, shkroi Fahrettin Altun, drejtori i komunikimit në presidencën Turke, në një letër drejtuar zëdhënësit të qeverisë greke, Stelios Petsas.

Altun i kërkoi Greqisë të vinte para drejtësisë ata që ishin përgjegjës për veprimin “e turpshëm”.

Ministria e Jashtme greke e dënoi botimin e gazetës në një deklaratë, ku ndër të tjerash shkroi:

“Liria e shprehjes dhe liria e shtypit janë plotësisht të garantuara në Greqi. Ky fakt nuk e mohon detyrimin për t’u përmbajtur nga fyerjet ndaj çdo personi, aq më tepër ndaj udhëheqësve të huaj. Përdorimi i shprehjeve fyese është i dëmshëm për kulturën politike të vendit tonë dhe mund të dënohet”./ Burimi Protothema