Rajoni

Franca kundër anëtarësimit të Kosovës në KE: Lëvizjet e njëanëshme çojnë në rritjen e tensioneve

Franca kundër anëtarësimit të Kosovës në KE:

Ambasadori i Francës në Serbi, Pierre Cochard, ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është një vendim i njëanshëm, të cilin Franca nuk e mbështet, teksa shton se prioritet duhet të jetë dialogu.

“Kandidatura për në Këshillin e Evropës është një vendim i njëanshëm dhe ne nuk i mbështesim ato vendime dhe e konsiderojmë dialogun një prioritet. Temat prioritare është edhe çështja e personave të pagjetur. Kjo është prioritet për ne. Ne i kuptojmë aspiratat e Kosovës për t’u bashkuar me institucionet evropiane dhe mirëpresim faktin që ata janë rreshtuar me qëndrimet evropiane në lidhje me Ukrainën. Megjithatë, lëvizjet e njëanshme nuk i lehtësojnë gjërat dhe mund të çojnë në rritjen e tensioneve”, ka thënë ai.

Kosova zyrtarisht ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës në 12 maj.