Rajoni

Gjendja në Veri të Kosovës/ Kufijtë vijojnë të jenë të bllokuar, por situata është e qetë

Gjendja në Veri të Kosovës/ Kufijtë vijojnë të

Kufijtë në Jarinjë dhe Bërnjak vijojnë të jenë të bllokuar nga barrikadat e vendosura nga serbët, por situata është e qetë.

“Gjendja nuk ka ndryshuar. Situata është e qetë, nuk ka ndodhur asgjë. Barrikadat janë ende prezentë aty, por të shohim sot gjatë ditës se çfarë do të ndodhë pas vendimit që është marrë”, tha zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti, për Radio Evropa e Lirë.

Disa qytetarë të Serbisë vendosën kamionë dhe mjete të tjera të rënda dje në kufijtë me Serbinë pas vendimit të qeverisë së Kosovës për reciprocitetin e targave dhe dokumenteve serbe.

Vendimi do të hynte në fuqi sot. Por qeveria e Kosovës njoftoi dje se nëse largoheshin mjetet e rënda nga kufiri, atëherë do ta shtynte me një muaj zbarimin e këtij vendimi.