Rajoni

Gjykata Speciale refuzon të lirojë me kusht Hashim Thaçin, jep arsyet

Gjykata Speciale refuzon të lirojë me kusht Hashim Thaçin, jep

Gjykata Speciale ka refuzuar të lirojë me kusht ish-Presidentin e Kosovës Hashim Thacin.

Kërkesa për liri me kusht të ish-Presidentit ishte bërë me garanci të Policisë së Kosovës dhe sipas një dokumenti të bërë publik nga Gjykata Speciale më 29 Nëntor kërkesa u refuzua pasi ekziston mundësia e ndërhyrjes në procesin gjyqësor në Kosovë ku u shfaqën akuza se në Agjencinë Kosovare të Inteligjencës kishte dy agjentë të paraqitur si dëshmitarë për të dhënë dëshmi të fabrikuara.

Specialja ka specifikuar edhe lidhjet e kundërshtarëve politikë të ish-presidentit Hashim Thaçi me organizatat terroriste, sjelljen e liderëve të shoqatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfshirë deklaratat e Faton Klinakut verën e kaluar dhe krimet e supozuara se janë bërë mes Gucatit dhe Haradinaj.

Në dokument renditen edhe arsye të tjera si pasiguria dhe frika e dëshmitarëve të këtij rastit dhe ndikimi që Shërbimi Informativ i Kosovës ka mbi Policinë e Kosovës.

Tiranapost.al