Rajoni

Greqi/ Nga nesër hiqet detyrimi për mbajtjen e maskës në ambjentet e jashtme

Greqi/ Nga nesër hiqet detyrimi për mbajtjen e maskës në

Duke filluar nga nesër mbajtja e maskës anti-COVID nuk do të jetë e detyrueshme për banorët dhe vizitorët në Greqi. Vendimiështë njoftuar nga zv.ministri grek i shëndetësisë, Nikos Hardhalias pas takimit të Komisionit të Ekspertëve të Shëndetit publik në Athinë.

“Përmirësimi i situatës në vend është i dukshëm. Kemi rënie prej 35% të rasteve të reja, ose më pak se 400 raste në ditë. Është ulur dhe mosha mesatare e të infektuarve për shkak të vaksinimit të moshave më të mëdha, çka tregon se fushata e imunizimit po funksionon”- njofton Hardhalias.

Ndërkohë, duke filluar nga dita e hënë do të hiqet ora policore, detyrimi i testimit për të gjithë të vaksinuarit, lejimi i deri 10 personave në një tavolinë në lokalet dhe restorantet si dhe në ambjentet e mbyllura private, si dhe mbledhjet masive deri në 300 vetë që për zonat e plazhit vlen deri në 1000 persona.

Kujtojmë se Greqia ka njoftuar edhe hapjen e kufijve me Shqipërinë pasi vendit tonë i është dhënë drita jeshile nga BE.

Tiranapost.al