Rajoni

Greqia bën vaksinimin të detyrueshëm për personat mbi 60 vjeç: 100 euro gjobë në muaj për ata që nuk binden

Greqia bën vaksinimin të detyrueshëm për personat mbi 60

Greqia ka vendosur masa të reja kufizuese për të parandaluar shtimin e rasteve me Covid. Vaksinimi do të bëhet i detyrueshëm për të gjithë qytetarët grekë që janë mbi 60 vjeç.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka njoftuar se masa të reja kufizuese janë vendosur për të mbrojtur shëndetin sidomos me qarkullim e variantit të ri të Covid, Omicron që ka shqetësuar ekpertët shëndetësorë përshkak të numrit të lartë të mutacioneve që përmban.

Gjithashtu një nga vendimet e qeverisë greke është se të gjithë personat që janë mbi 60 vjeç edhe nuk janë vaksinuar do të gjobiten me 100 euro në muaj.

Tiranapost.al