Rajoni

Greqia hap kufijtë për turistët nga 15 qershori, a do të lejohen shqiptarët?

Greqia hap kufijtë për turistët nga 15 qershori, a do të

Nga 15 qershori Greqia do të hapë kufijtë turistikë me 29 vende, ndërsa fluturimet do të lejohen në Athinë dhe Selanik.

Lista e 29 vendeve u formua pas një studimi të profilit epidemiologjik të vendeve të origjinës së turistëve dhe pasi mori parasysh njoftimet e djeshme të Agjencisë Evropiane të Sigurisë së Ajrit (EASA), si dhe propozimin përkatës të Komitetit të Sëmundjeve Infektive.

Greqia hap kufijtë për turistët nga 15 qershori, a do të

Shqipëria është mes listës së vende nga ku do të pranohen vizitorë, ndërsa një nga vendet prej ku ndalohen është Britania e Madhe.

“Vizitorët nga këto vende do të ekzaminohen, ndërsa për të gjithë të tjerët rregullat ekzistuese ende zbatohen. Lista do të zgjerohet nga 1 korriku. Në çdo rast, monitorimi dhe vlerësimi epidemiologjik do të jetë i vazhdueshëm”, njofton Ministria greke e Turizmit.

Lista:

Shqipëria, Australia, Austri, Maqedonia Veriore, Bullgaria, Gjermania, Danimarka, Zvicra, Estonia, Japonia, Izraeli, Kina, Kroacia, Qipro, Leros Libani, Lituania, Malta, Mali i Zi, Zelanda e Re, Norvegjia, Koreja e Jugut, Hungaria, Rumania, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Republika Ceke, Finlanda.