Rajoni

Greqia hap kufirin për qytetarët e Maqedonisë së Veriut: Këto janë rregullat

Greqia hap kufirin për qytetarët e Maqedonisë së Veriut:

Nga dita e nesërme, kufiri i Greqisë me Maqedoninë e Veriut do të jetë i hapur për të gjithë qytetarët maqedonas. Lajmin e ka bërë me dije kryeministri maqedonas Zoran Zaev i cili ka patur një takim me kryeministrin grek, Mitsotakis. Ai njofton edhe rregullat që kanë vendosur autoritetet greke për personat që hyjnë në Greqi përmes piks kufitare Evzoni.

Personat që kalojnë kufirin duhet të kenë kryer vaksinën anti-Covid, me dy dozat. Nëse ende nuk e kanë bërë, duhet të paraqesin një test me rezultat negative ndaj Covid, ose të vërtetojë se ka kaluar koronavirusin me një rezultat pozitiv ndaj anti-trupave.

Postimi i plotë i Zaev:

“Patëm një takim të shkëlqyeshëm me Kryeministrin e Greqisë, Micotakis. Më njoftoi se duke filluar nga nesër, 14 Maj 2021, hapet vendkalimi kufitar Evzoni, për të gjithë qytetarët e RMV-së, që kanë test negativ PCR, dëshmi për dy doza të pranuara të vaksinës anti-covid ose rezultat pozitiv për antitrupa”.

Greqia hap kufirin për qytetarët e Maqedonisë së Veriut:

Ndërkaq, për Shqipërinë: Dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve.

*Tiranapost.al