Rajoni

Greqia hap të mërkurën kufirin me Shqipërinë, si mund të udhëtohet

Greqia hap të mërkurën kufirin me Shqipërinë, si mund

Ndryshe nga BE, Greqia vendos të hapë kufijtë me Shqipërinë dhe gjithë Ballkanin nga 1 korriku.

Vendimi u bë me dije nga zëdhënësi i qeverise greke, Stelios Petsas, që konfirmon duke konfirmuar hapjen e kufirit tokësor me Shqipërinë.

Me Shqipërinë do të hapen vetëm pikat kufitare të Kapshticës dhe Kakavijsë, teksa me Greqinë ka 6 pika kufitare por duket se Qafë-Bota, Ripsi, Sopiku dhe Tre Urat do të jenë mbyllur.

Të gjithë udhëtarët duhet të plotësojnë një formular të posaçëm elektronik 48 orë para mbërritjes e në bazë të tij do të sigurojnë një “bar-code” special. Formulari mund të plotësohet në uebsajtin zyrtar “travel.gov.gr” dhe në të jepen informacione të detajuara si p.sh vendi i origjinës, numër telefoni, arsyeja dhe kohëzgjatja e vizitës.

Në varësi të “bar-code” të marrë, autoritetet greke vendosin dhe lidhur me nevojën e një testi për Covid-19. Të gjithë ata që do t’i nënshtrohen testit do të duhet të presin në një hotel, deri në daljen e rezultatit.

Kujtojmë se pak ditë më parë një anëtar i kabinetit qeveritar grek përjashtoi mundësinë e hapjes së Kakavijës, si pasojë e rritjes se numrit te të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri.