Rajoni

Greqia me masa të reja, nga klubet e natës dhe kushti i kryeministrit për mjekët!

Greqia me masa të reja, nga klubet e natës dhe kushti i kryeministrit

Europa po përballet me valën e infeksioneve për shkak të variantit Delta të virusit dhe duket se heqja e masave për udhëtimet mes vendeve po luajnë një rol.

Nisur nga situata e krijuar dhe paralajmërimi i OBSH se asgjë nuk mund të kthehet për momentin si më parë, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka njoftuar sot 4 masa të reja ndaj pandemisë. Tre nga masat lidhen me procesin e vaksinimit që për mjekët do të jetë me detyrim: Nuk mundet një mjek apo infermiere e pavaksinuar të shkojë të trajtojë një pacient me kancer, tha ai. Ndërsa nga kjo e premte do të hapen baret e klubet e natës, por akses në të do kenë vetëm të vaksinuarit!

Greqia me masa të reja, nga klubet e natës dhe kushti i kryeministrit

Katër masat e reja që u njoftuan nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis janë:

-Vaksinimi i punonjësve në shtëpitë e të moshuarve bëhet i detyrueshëm pasi është kategoria më e prekshme. Ata që nuk e bëjnë vaksinën anti-Covid do pezullohen nga puna nga 16 gushti e tutje.

-Nga data 1 shtator vaksinimi do jetë me detyrim dhe do të zbatohet gjithashtu për punonjësit shëndetësorë, në sektorin publik dhe privat. Nuk mund as të mendohet për shembull që një infermiere e pavaksinuar të kujdeset për një pacient që vuan nga kanceri. Jam i bindur që një pjesë e madhe e shoqërisë pajtohet me këtë vendim.

-Dispozitë e veçantë për Forcat e Armatosura. Nga tani e tutje personat e përhershëm në FA dhe të rekrutuarit do kenë mundësinë, por edhe do ketë stimuj që të vaksinohen në njësitë e tyre të shërbimit.

-Nga dita e premte deri në fund të muajit gusht, zonat e mbyllura klubet e natës dhe baret, kinematë apo teatrot do jenë të hapura- ekskluzivisht për të vaksinuarit.

Greqia me masa të reja, nga klubet e natës dhe kushti i kryeministrit

*Artikulli i Kathimerini përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.