Rajoni

Greqia ndërton murin 40 km të gjatë në kufi me Turqinë për të ndaluar refugjatët afganë

Greqia ndërton murin 40 km të gjatë në kufi me Turqinë

Greqia ka përfundur ndërtimin e murit rreth 40 km të gjatë në kufi me Turqinë për të parandaluar fluksin e emigrantëve nga Afganistani.

Konflikti në Afganistan ka nxitur frikën në shtetin fqinj për një përsëritje të krizës së refugjatëve në 2015, kur gati një milion njerëz që ikën nga lufta dhe varfëria në Lindjen e Mesme u strehuan në Greqi, para se të largoheshin drejt vendeve perëndimore.

Greqia ka deklaruar se forcat e saj kufitare janë në gatishmëri për t'u siguruar që ajo të mos bëhet përsëri porta e Evropës.

Greqia ndërton murin 40 km të gjatë në kufi me Turqinë

"Kriza afgane po krijon ... mundësi për flukset e emigrantëve. Ne nuk mund të presim, në mënyrë pasive, për ndikimin e mundshëm," u tha gazetarëve Ministri i Mbrojtjes së Qytetarëve Michalis Chrisochoidis

"Kufijtë tanë do të mbeten të sigurt dhe të pacenueshëm," tha ai.

Chrisochoidis tha se muri prej 12.5 km dhe gardh me tela me gjemba, kishte përfunduar ditët e fundit, me një sistem monitorimi elektronik të teknologjisë së lartë.