Rajoni

Greqia nis vaksinimin, kryeministri Mitsotakis e kryen live: T’ju tregojmë që vaksina është e sigurt

Greqia nis vaksinimin, kryeministri Mitsotakis e kryen live: T’ju

Liderët e Greqisë ndoqën shembullin e atyre në SHBA, pasi vendosën që ta bëjnë të parët vaksinën anti-Covid dhe gjatë një transmetimi live, për të treguar se është e sigurt që t’i nënshtrohet popullata.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis është vaksinuar në një transmetim të drejtpërdrejtë televiziv nga spitali Attikon, menjëherë pas një infermiere, një 88-vjeçar dhe Presidentes, Katerina Sakellaropoulou.

Greqia nis vaksinimin, kryeministri Mitsotakis e kryen live: T’ju

Mitsotakis u shpreh se procedura ishte pa dhimbje, ndërsa e cilësoi ditën e sotme shumë të rëndësishme pasi vaksina u arrit të sigurohej në të njëjtën ditë me vendet e tjera të BE-së.

“Sot, të gjithë grekët janë duke buzëqeshur nën maskat, pasi në vendin tonë fillon detyra e vështirë e vaksinimit masiv. Si një udhëheqje politike sot japim shembullin se vaksina është e sigurt dhe efektive”, tha Mitsotakis.

Sot në vendet e BE-së ka nisur vaksinimi kundër Covid me vaksinën Pfizer.