Rajoni

Greqia nuk del nga ‘lockdown’-i më 30 nëntor: Si do jenë rregullat në vend gjatë festave

Greqia nuk del nga ‘lockdown’-i më 30 nëntor: Si do

Greqia nuk do të dalë nga izolimi më 30 nëntor, pasi afati që kishte thënë qeveria raportohet se është shtyrë.

Ishte zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas, i cili njoftoi se ‘lockdown’ do të vijojë dhe deri kur nuk është dhënë një afat i dytë, pasi të dhënat epidemiologjike nuk japin ende një dritë jeshile. Ndërsa lidhur me hapjen e shkollave fillore një datë e mundshme është 7 dhjetori, por një vendim përfundimtar nuk është bërë me dije.

Periudha festive në Greqi do të jetë ndryshe, pasi nuk do të lejohet qarkullimi nëpër qytete, do të ketë orar më të zgjatur ndalim qarkullimi.

Po ashtu, për Krishtlindje nuk do të hapen baret dhe restorantet, ndërsa ka shpresë të funksionojnë restorantet për pak orë në mbrëmje. Ndërkohë qeveria do të vazhdojë të mbështesë punëtorët dhe bizneset me 7.5 miliardë euro të vendosura në buxhet për përballimin e kësaj situate.