Rajoni

Greqia shton rregulla të reja për shqiptarët që kalojnë kufirin

Greqia shton rregulla të reja për shqiptarët që kalojnë

Shqiptarët që duan të kalojnë kufirin për në Greqi duhet të kalojnë tashmë përmes një procesi verifikimi. Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, u shpreh se të gjithë ata që do të kalojnë në disa prej pikave kufitare do t’i nënshtrohet testit për Covid-19.

Kështu për Shqipërinë do të shtohen masat në pikën kufitare në Kakavijë, po ashtu këto masa vlejnë dhe për kufirin me Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë.

Po ashtu udhëtarët duhet të raportojnë edhe për vendndodhjen, si dhe do të lënë numrin e kontaktit.