Rajoni

Greqia shtrëngon masat ndaj Covid-19, mbyllen baret e restorantet

Greqia shtrëngon masat ndaj Covid-19, mbyllen baret e restorantet

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis ka njoftuar masat e reja të pandemisë në vend.

Përmes një konference për shtyp, kreu i qeverisë ka bërë të ditur se masat do të hyjnë në fuqi të martën në mëngjes dhe do të jenë të vlefshme për një muaj, gjatë gjithë nëntori.

Në kufizimet e reja përfshihet mbyllja e restoranteve në Atikë, si dhe në të gjitha zonat “e kuqe”.

Masat e reja u konsideruan të nevojshme pas shpërthimit të rasteve të infektimeve, të cilat arritën dje në 1,690. Më herët autoritetet greke kanë shtrënguar masat në zonat ku numri i të infektuarve është më i lartë.