Rajoni

Greqia vendos kushte të reja për ata që duan të kalojnë kufirin

Greqia vendos kushte të reja për ata që duan të kalojnë

Greqia ka vendosur disa kushte për shqiptarët që duan të kalojnë kufirin në Kakavijë, si dhe sqaroi si do veprohet në pikat e tjera kufitare të vendit. Zv.ministri grek i Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalias, sqaroi në një konferencë për mediat se kalimi i emigrantëve me leje qëndrimi do lejohet nga ora 7-23:00.

Greqia vendos kushte të reja për ata që duan të kalojnë

Rregullat e reja:

1) Vetëm grekët dhe shtetasit e Bashkimit Europian lejohen të kalojnë nga Promachonas , nga ora 7 e mëngjesit deri në 23:00. Kalimet tranzit lejohen 24 orë.

2) Nga Kakavija lejohet vetëm për shtetasit grekë ose me leje qëndrimi në vend, nga 7 e mëngjesit deri në 23:00. Ata që hyjnë nga Kakavija do të hyjnë në një karantinë 7-ditore, në zonën që ata kanë deklaruar në PLF e tyre.

3) Nga Evzoni dhe Kipi do të lejohen vetëm për shtetasit grekë ose me leje qëndrimi në vend, nga 7 në 11 të natës.

4) Nga Nymfaio, Ormenio dhe Exochi do të lejohen vetëm për transporte, 24 orë në ditë dhe vetëm me drejtuesin e automjetit.

5) Krystalopigi është mbyllur tashmë nga sot.

Të gjithë personat që do të hyjnë në Greqi do t’i nënshtrohen testi i shpejtë nga ekipet e EODY.

“Ne do të fillojmë heqjen graduale të bllokimit. Qëllimi është të shkojmë në një hapje graduale. Por do të duhet të presim për të dhënat e javës së ardhshme, ama nuk duhet të bëjmë një hap prapa . Nuk ka asnjë tregues ose provë të infeksioneve të larta në supermarkete ose shkolla. Inspektimet vazhdojnë të bëhen dhe ne kemi bërë ndërhyrje”, tha Hardalias.