Rajoni

'Hapni kufijtë me Shqipërinë', kërkesa e biznesit të veshjeve për kryeministrin Mitsotakis

'Hapni kufijtë me Shqipërinë', kërkesa e biznesit

Pandemia e koronavirusit ka mbyllur që prej muajit mars kufijtë, edhe mes Shqipërisë dhe Greqisë. Por tani që situata duket më e qetë dhe masat janë lehtësuar, bizneset greke i kërkojnë qëverisë së tyre që të hapin kufijtë tokësore më Shqipërinë, Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut. Bëhet fjalë për biznese kryesisht për veshjet.

Greqia dhe Shqipëria si dy vende fqinje, një pjesë të rëndësishme të ekonomisë e kanë të bazuar tek ky sektor.

Referuar fazës së lehtësimit të masave, SEPE kërkon që të lejohen të kalojnë pa karantinë dhe para 15 qershorit  profesionistët e bizneseve anëtare të Lidhjes në këto vende. Sipas tyre, ndalimi i qarkullimit për shtetas grekë e të huaj që drejtojnë apo punojnë mes dy vendeve në biznese kryesisht eksportuese dëmton rëndë sektorin dhe thellojnë krizën ekonomike.

Por cili ka qenë qëndrimi i kryeministrit grek?

Mitsotakis ka deklaruar sot se kufijtë tokësorë të Greqisë do të hapen gradualisht për të gjithë turistët e lejuar, deri në 15 qershor.

SEPE ia ka dërguar letrën 4 ministrave të Greqisë, të Ekonomisë, Zhvillimit, Mbrojtjes së Qytetarit dhe ministrit plotësues të kryeministrit.