Hashim Thaçi shkon në Kosovë për të takuar nënën e sëmurë

E Hënë 29 Maj 2023, 17:35
TiranaPost
Hashim Thaçi, gjendet këtë të hënë në Kosovë. Ish-presidenti ka lënë ambientet e qelisë në Hagë dhe ka marrë leje për të vizituar nënën e tij e cila ka shfaqur probleme shëndetësore së fundmi.
I shoqëruar nën masa të rrepta sugurie, Thaçi ka shkuar në shtëpinë e tij në Burojë të Skenderajt.
Bëhet e ditur se Thaçit i është lejuar të takojë vetëm prindërit e tij dhe askënd tjetër prej anëtarëve të tjerë të familjes, shkruan KlanKosova.