Rajoni

‘Hiq dorë nga krijimi i qeverisë, ose do të vritesh’. Kërcënohet me jetë Dritan Abazoviç

‘Hiq dorë nga krijimi i qeverisë, ose do të vritesh’.

Në llogarinë e tij në rrjete sociale, është kërcënuar me jetë kreu i “E bardha në të zezë” Dritan Abazoviç. Kërcënimi ka lidhje me krijimin e qeverisë. Dikush i shkruan se duhet të heqë dorë menjëherë nga bashkëpunimi me “çetnikët” përndryshe do të vritet.

Është identifikuar tashmë njeriu që e ka kërcënuar, por meqë jeton në Suedi është kërkuar ndihma e Interpolit për arrestimin e tij.