Rajoni

Tërmeti në Greqi shënon viktimën e parë

Tërmeti në Greqi shënon viktimën e parë

I moshuari 83-vjeç me emrin Christos Gekas dhe bashkëshortja e tij ndodheshin në shtëpinë e tyre në Greqi kur ra tërmeti i pak ditëve më parë, me magnitudë 5.9 të shkallër Riher. I moshuari u nxorr nga rrënojat e shkaktuara nga shembja e një pjese të shtëpisë dhe ndërroi jetë në spital, ku u dërgua me urgjencë nga ekipet e shpëtimit.

Mediat greke kanë postuar foto nga shtëpia e të moshuarit e cila është shkatërruar nga tërmeti, ndërsa bashkëshortja e tij ka shpëtuar.

Lëkundjet e tërmetit në Greqi me epiqendër në Larisa, kanë shkaktuar frikë dhe panik tek banorët.

Ndërsa sizmiologët kanë bërë thirrje që të mos ketë kthime brenda shtëpive që janë të dëmtuara, për shkak se çdo lëkundje tjetër e fuqishme mund të rezultojë fatale.

Tërmeti në Greqi shënon viktimën e parë

*Tiranpost.al.