Rajoni

I vetmi vend në Ballkan që po fiton betejën me koronavirusin

I vetmi vend në Ballkan që po fiton betejën me koronavirusin

Mali i Zi duket se është i vetmi vend në Ballkan që ka arritur të vërë nën kontroll koronavirusin, ndërsa qytetarët vazhdojnë t’i përmbahen rregullave të vendosura.

“Jemi gjithnjë e më afër të qenët një vend pa koronavirus. Nëse do të kemi sukses, gjë që është e rëndësishme për çdo qytetar dhe për ekonominë tonë, varet vetëm nga ne. Të gjithë duhet t’iu përmbahemi rregullave që janë në fuqi”, deklaroi sot qeveria.

I vetmi vend në Ballkan që po fiton betejën me koronavirusin

Dy javët e fundit, ka pasur ditë kur nuk është regjistruar asnjë rast i ri, ndërsa për momentin në spitale nuk ndodhet asnjë i infektuar me koronavirus. Dy rastet e para u konfirmuan më 17 mars dhe deri më sot numri i të infektuarve ishte 324 persona, prej të cilëve 8 kanë humbur jetën.

I vetmi vend në Ballkan që po fiton betejën me koronavirusin

Më 4 maj në Mal të Zi kanë hyrë në fuqi masat e reja. Qytetarët në hapësirat e mbyllura publike do të jenë të detyruar të mbajnë maska ose shami, me të cilat duhet të mbulojnë hundën dhe gojën. Prej ditës së hënë, u hapën dyqane dhe ndërmarrjet e vogla, muzetë dhe galeritë. Po ashtu rinisi transporti urban lokal urban në njësitë në të cilat nuk janë regjistruar të infektuar.