Rajoni

Ilaçi rus për trajtimin e virusit po kërkohet nga një vend i  Ballkanit: Nisin porositë edhe për vaksinën Sputnik-V

Ilaçi rus për trajtimin e virusit po kërkohet nga një vend

Ilaçi rus me emrin Avifavir që shërben për trajtimin e pacientëve me koroanvirusi do tu vihet në dispozicion edhe 17 vendeve të tjera, përveç 6 vendeve ku tashmë është shitur. Mediat ruse shkruajnë se ilaçi Avifavir, prodhuar nga firma e bioteknologjisë ChemRar e Rusisë, ishte ilaçi i parë në botë që u regjistrua për trajtimin e koronavirusit.

Bjellorusia, Bolivia, Kazakistani, Kirgistani, Turkmenistani dhe Uzbekistani tashmë marrin furnizime Avifavir, megjithëse mbetet i padisponueshëm për konsumatorët rusë pasi prodhimi është kryesisht i orientuar drejt eksportit.

Anëtarët e BE Bullgaria dhe Sllovakia, si dhe Serbia, Afrika e Jugut, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe disa vende të Amerikës Latine, janë ndër vendet më të fundit që marrin furnizime të ilaçeve.

Rusia ka prodhuar gjithsej tre ilaçe për trajtimin e koronavirusit, dy prej të cilave u bënë të disponueshme në farmaci në të gjithë Rusinë duke filluar nga kjo javë.

Të gjitha ilaçet e koronavirusit të prodhuara në Rusi janë variante të favoripiravir, versioni i një ilaçi anti-gripal të krijuar nga Fujifilm i Japonisë në vitin 2014.

Presidenti rus Vladimir Putin përshëndeti përpjekjet e Rusisë në luftën kundër Covid-19 në një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB, duke u bërë thirrje vendeve për partneritet.

Sipas prodhuesve të vaksinës Sputnik V, 20 vende që tashmë kanë porositur paraprakisht vaksina, janë vende përfshirë, Serbinë, Greqinë, Indinë, Arabinë Saudite, Filipinet dhe Brazilin.

Shqipëria ndërkaq ka nënshkruaj marrëvehsje me Covax, për furnizimin me vaksinën që do rezultoi e suksesshme.