Rajoni

Ishujt Mikonos, Santorini e Korfuzi çdo natë do hyjnë në ‘shtetrrethim’

Ishujt Mikonos, Santorini e Korfuzi çdo natë do hyjnë në

Greqia ka njoftuar ‘shtetrrethimin e natës’ për restorante dhe bare në disa nga destinacionet më të mira turistike, pas rritjes së rasteve me Covid.

Një zëdhënëse e qeverisë, Aristotelia Peloni, njoftoi të hënën kufizimet e reja:

“Zonat në të cilat restorantet dhe baret do të mbyllen nga mesnata deri në orën 7:00 përfshijnë ishujt e njohur të Mykonos, Santorini, Korfuz, Rodos dhe Kretës”.

Kufizimi hyn në fuqi nga sot më 11 gusht deri më 23 gusht.

Ishujt Mikonos, Santorini e Korfuzi çdo natë do hyjnë në

Për më tepër, të gjithë pasagjerët në fluturime nga Belgjika, Republika Çeke, Holanda, Spanja dhe Suedia që vijnë nga 17 gushti duhet të japin një rezultat negativ të testit të COVID-19.

Ishujt Mikonos, Santorini e Korfuzi çdo natë do hyjnë në

Dëshmi e testeve negative do të kërkohet gjithashtu për secilin që hyn në vend në rrugë tokësore, përfshirë qytetarët grekë dhe të huajt rezidentë atje,

Ishujt Mikonos, Santorini e Korfuzi çdo natë do hyjnë në

Qeveria tha se kërkesa do të hyjë në fuqi nga 17 gushti. Testi i kërkuar nuk mund të jetë më i vjetër se 72 orë para hyrjes.

Ishujt Mikonos, Santorini e Korfuzi çdo natë do hyjnë në

Të dielën Greqia raportoi numrin më të lartë të infeksioneve me koronavirus, 203 raste, që nga fillimi i shpërthimit.