Rajoni

Italia mund të izolohet sërish pas pushimeve!

Italia mund të izolohet sërish pas pushimeve!

Një plan i ri i izolimi është në horizont si rezultat i rritjes së numrit të infektuarve në të gjithë Italinë. Ministri për çështjet rajonale, Francesco Boccia, gjatë një takimi me mediat tha se nëse numrat nuk do të ndryshojnë, do të merren vendime për masa shtrënguese në lokale, plazhe dhe diskoteka. Ai tha se me mbarimi e pushimeve, do të ketë masa shtrënguese në të gjithë vendin.

Italia mund të izolohet sërish pas pushimeve!

“Do të jetë e pashmangshme: javën tjetër do të përpiqemi të marrim një vendim me të gjitha rajonet. Ne përpiqemi të shmangim më të keqen duke monitoruar situatën aktuale. Fatkeqësisht numrat nuk na ngushëllojnë, jo aq shumë në territorin kombëtar, por në frontin ndërkombëtar. Ne jemi padyshim shumë më të mirë se vendet e tjera evropiane, por virusi po qarkullon dhe ne duhet të ruajmë vendin tonë”, tha ministri Boccia.

Italia ka shënuar në 24 orët e fundit  574 raste të reja, nga 46.723 tamponë të kryer, ndërkohë janë shënuar edhe 3 viktima.