Rajoni

Izolohet për 10 ditë ishulli i njohur grek: Të gjitha ata që ndodhen aty duhet të zbatojnë këto rregulla

Izolohet për 10 ditë ishulli i njohur grek: Të gjitha ata që

Ishulli i Parosit në Greqi do të izolohet për 10 ditë, pas 13 rasteve me Covid që u zbuluan në 24 orët e fundit. Ishte shqetësimi i ekspertëve që cuan autoriteteve në marrjen e këtij vendimi, duke besuar tek masa e karantimit.  

Masat e reja hyjnë në fuqi nga sot deri në mëngjesin e 17 korrikut. Kjo do të thotë sipas medias greke “Zougla” se gjatë këtyre ditëve mbyllen të gjitha aktivitetet tregtare nga ora 23:00 deri në 07:00, mbyllen të gjithë tregjet publike, ndërsa nuk lejohet mbledhja në ambiente publike apo private e më shumë se 9 personave, në ambiente publike dhe private.

Ndalohet ulja në një tavolinë e më shumë se 4 personave, ndërsa përjashtim bëhet vetëm nëse bëhet fjalë për familjarë të afërt, të cilët mund të ulen deri në 6 persona.

Të gjithë duhet të mbajnë maskë në ambientet publike dhe private deri në një urdhër të dytë.

Greqia ka një numër më të ulët të personave që po trajtohen në spital, pasi janë vetëm 123 pacientë dhe vetëm 14 prej tyre janë në intubim, ndërsa numri i të infektuarve ka qenë më i ulët se ai në Shqipëri pavarësisht se në shumë zona nuk zbatohen masat e sigurisë dhe janë zhvilluar grumbullime e festime. Ditën e djeshme nuk u regjistrua asnjë humbje jete mes të infektuarve me Covid.