Rajoni

Kaluan përmes Shqipërisë për në Maqedoninë e Veriut/ SPAK: 1.3 tonët e kokainës s’kanë lidhje me vendin tonë

Kaluan përmes Shqipërisë për në Maqedoninë e

Publikohen detaje të reja lidhur me aksionin në Maqedoninë e Veriut për sekuestrimin e 1.3 tonëve kokainë, që u transportua me kamion përmes Shqipërisë.

Sipas asaj që raportohet në mediat maqedonase, aksioni në fshatin Kushapek të Komunës së Sarajit është pjesë e operacionit për luftë kundër krimit të organizuar në të cilën ishin pjesëmarrës edhe forcat policore italiane, shqiptare, po edhe DEA amerikane.

Lëndët narkotike ishin nisur nga Kolumbia dhe e gjithë dërgesa peshonte 1.3 tonë, por policia italiane kishte zbuluar të gjithë skemën e grupit të trafikantëve si dhe kanalin nga do të kalonte lënda narkotike.

Kaluan përmes Shqipërisë për në Maqedoninë e

Ndërkohë mësohet se vetëm 1 kg kokainë që kishte edhe një GPS gjurmues, ishte lënë në kamionin në fjalë pasi pjesa tjetër ishte shkarkuar. Ndërsa kamioni me banane ishte lënë që të kalonte për të shkuar në destinacionin finale.

Sipas burimeve nga SPAK për A2, ata kanë mbikëqyrur tranzitin e drogës me kërkesë të të huajve.

“Ngarkesa kaloi tranzit në Shqipëri, nuk ka lidhje me vendin tonë. Kalimi i kontrolluar i ngarkesës me kokainë ishte pjesë e hetimit për të zbardhur rrjetin e trafikut”, thanë prokurorët.

Sipas tyre, kamioni me kokainë që hyri në Shkodër nga Mali i Zi dhe doli në Pogradec drejt Maqedonisë së Veriut, nuk ka të përfshirë shqiptarë.

Kaluan përmes Shqipërisë për në Maqedoninë e

Nga Ministria e Brendshme maqedonase njoftohet se janë arrestuar tre persona të dyshuar. Informacionet e para thonë se dërgesa e kokainës është nisur nga Kolumbia duhej të dërgohej në Koper (Slloveni). Për momentin nuk janë zbuluar ende arsyet se pse ka ndryshuar linja dhe se si kokaina ka përfunduar në Maqedoninë e Veriut, në Saraj.