Rajoni

Katër anëtarë të një familje vdesin nga Covid në Tetovë

Katër anëtarë të një familje vdesin nga Covid në

Covid-19 ju ka marrë jetën katër pjesëtarëve të një familjeje në Tetovë.

Mediat raportojnë se të katërt personat kishin sëmundje shoqëruese. Ndërkohë mësohet se tre kanë vdekur në spital ndërsa njëri në ambientet e banesës.

Autoritetet deklaruan se faktori gjenetik luan rol të rëndësishëm në betejën me Covid.

Deklarata e autoriteteve

Kanë ndërruar jetë në kushte shtëpiake mirëpo të tre me komorbiditet. Pacientja më e re e moshës 36 vjeçare ka qenë me obezitet, sëmundje gjinekologjike dhe sëmundje të tjera të rënda shoqëruese, gjithashtu edhe prindërit i ka pasur me sëmundje të rënda.

Prindi ka qenë me kancer në fazën terminale ndërsa e ëma me kardiomiopati. Faktori gjenetik luan rol shumë të madh në këtë betejë.