Rajoni

Kompanisë që kishte në pronësi autobusin ku humbën jetën 46 persona në Bullgari i hiqet licenca

Kompanisë që kishte në pronësi autobusin ku humbën

Pak ditë kanë kaluar nga tragjedia me 46 viktima në Bullgari, dhe Ministria e Transportit e Maqedonisë ia ka hequr licencën e punës kompanisë “Besa Trans”, në pronësi të së cilës ishte autobusi ku po udhëtonin të ndjerët në kohen e aksidentit.

Kompanisë që kishte në pronësi autobusin ku humbën

Në njoftimin e Ministrisë thuhet se autobusi nuk është evidentuar në sistemin elektronik për dhënien e licencave.

Pas dorëzimit të të dhënave zyrtare nga MPB-ja lidhur me autobusin e djegur në pronësi të “Besa Trans”, Ministria e Transportit ka vërtetuar se për të njëjtin mjet nuk është dhënë licencë për transport ndërkombëtar të udhëtarëve, raportojnë mediat maqedonase.

“Në përputhje me nenin 12 të ligjit për transportin e udhëtarëve, në mungesë të të dhënave që janë vërtetuar nga Ministria e Transportit dhe me qëllim që të parandalohet çfarëdo lloj vepre tjetër nga ana e kompanisë, që do të shkaktonte pasoja negative, kompanisë “Besa Trans BTB” i merret licenca, gjegjësisht i ndalohet kryerja e punëve”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Transportit.

Aksidenti tragjik ndodhi pak pas mesnatës së të hënës në kilometrin e 31-të të autostradës së Strumës në Bullgari. Midis 46 personave që humben jetën ishin edhe 12 fëmijë, 2 prej të cilëve binjakë. Vetëm 7 nga 53 persona në bord të autobusit u shpëtuan flakëve pasi mundën të dilnin nga dritaret e automjetit.

Tiranapost.al