Rajoni

Konfirmohen 59 raste me mutacionin e ri të koronavirusit në Greqi

Konfirmohen 59 raste me mutacionin e ri të koronavirusit në Greqi

59 raste me mutacionin e ri të koronavirusit të zbuluar në Britaninë e Madhe janë identifikuar në Veri të Greqisë.

Sipas mediave greke deri më tani mund të ketë tre lloje të virusit të ri të mutuar që janë zbuluar në 24 orët e fundit në Greqi, megjithatë shqetësimi është i madh pasi rastet janë gjetur në zona të ndryshme jashtë Selanikut.

Drejtoresha e Departamentit të Mjekësisë në Universitetin Aristoteli të Selanikut, Anna Papa e cila shkurtin e kaluar kishte zbuluar rastin e parë të koronavirusit në Selanik, është shprehur se ishte thjesht çështje kohe para se varianti i ri i Covid-19 të konfirmohej në Greqi.

“Llojet e reja të virusit të mutuar  u identifikuan dy ditë më parë në laborator. Ne nuk u habitëm sepse ishte vetëm çështje kohe dhe mutacioni i ri do të gjendej këtu pasi ishte bërë e ditur se ishte konfirmuar në Athinë dhe Kretë. Kjo është arsyeja pse kemi nevojë për vëmendje nga të gjithë ne, duhet t’i zbatojmë masat në mënyrë korrekte, ” u shpreh ajo.

Po ashtu autoritetet e shëndetit në vend kanë bërë të ditur se nëse konfirmohet një numër i madh rastesh me këtë lloj të Covid-19, më tej vendi mund të shtrëngojë më tej masat.

Artikulli i marrë nga Protothema, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.