Rajoni

Konfirmohen rastet e para me Omicron në Malin e Zi

Konfirmohen rastet e para me Omicron në Malin e Zi

Janë konfirmuar zyrtarisht pesë raste me variantin ‘Omicron’ të koronavirusit në Malin e Zi. Sipas raportimeve të gjithë të infektuarit kanë simptoma të lehta.

Dyshimet e para për praninë variantit lindën më 4 dhjetor në një. Pas dyshimeve, rastet e kontaktit me këtë familje u izoluan.

42.8%e popullsisë së Malit të Zi janë të vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës ndërsa rreth 10.5% e qytetarëve janë imunizuar me dozën e tretë. Ministria e Shëndetësisë paralajmëroi gjithashtu kontrolle për zbatimin e masave në këtë fundjavë, veçanërisht në qendrat turistike dimërore.