Rajoni

Konfirmohet rasti i parë me koronavirus në Greqi, një grua e kthyer nga Italia

Konfirmohet rasti i parë me koronavirus në Greqi, një grua e

Konfirmohet sot rasti i parë me koronavirus në Greqi. Sipas mediave greke, e prekura është një grua 38-vjeçare nga Selaniku që kishte udhëtuar së fundmi nga Italia.

Autoritetet greke bëjnë me dije se gruaja është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore, ndërsa të afërmit e saj janë futur në karantinë për të mbikëqyrur ecurinë e tyre.

Ministria e Shëndetësisë rekomandon ata që vijnë nga vende dhe rajone ku janë regjistruar raste me koronavirus t'i përmbahen rregullave të nevojshme të higjienës personale dhe të informojnë mjekun e tyre dhe Organizatën Kombëtare të Shëndetit Publik.

Deri më tani në Itali janë shënuar 370 raste të infektuarish dhe 12 të vdekur.