Rajoni

Konfirmohet rasti i parë me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Konfirmohet rasti i parë me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Pas lajmit që qarkulloi në mediat maqedonase, ministria e Shëndetit e ka konfirmuar së fundmi. Bëhet fjalë për një paciente grua, të kthyer kohët e fundit nga Italia, e cila pas shtrimit dje në spital, analizat e nxorrën pozitive, pra me koronavirus.

Ajo qëndroi një muaj në Itali tek të afërmit e saj.

Por kryeministri teknik Oliver Spasovski, ministri i shëndetësisë Venko Filipçe dhe Zharko Karaxhovski nga Instituti i Shëndetit Publik bënë thirrje që të mos ketë panik dhe se një person i vetëm nuk mund të rrezikojë përhapjen e virusit pasi situata sipas tyre është në kontroll.

Pacientja ndodhet e shtruar në Klinikën për Sëmundjet Infektive të Shkupit.

Ndërkaq, tre personat e tjerë të kthyer nga Italia kanë rezultuar të paprekur nga virusi që ka alarmuar botën.

Ky është ndoshta rasti i parë i konfirmuar në Ballkan.