Rajoni

Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për energjinë

Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për energjinë

Në takimin që po zhvillohet sot në Bruksel, Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshjen për energjinë. Lajmin e ka konfirmuar në një postim në Twitter i dërguari i Posaçëm i BE-së për Dialogun, Mirolslav Lajçak.

“Me kënaqësi të njoftoj se Kosova dhe Serbia sapo miratuan Udhërrëfyesin për Zbatimin e Marrëveshjeve për Energjinë në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Ky është një hap i madh”, shkruan Lajçak.