Rajoni

Kosova kërkoi port në Shqipëri, Vuçiç e komenton si marrëzi

Kosova kërkoi port në Shqipëri, Vuçiç e komenton si

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka komentuar një deklaratë të kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti që dha pas takimit me homologun Edi Rama, lidhur me “një pikë doganore për Kosovën në Portin e Durrësit”.

Mediat kosovare shkruajnë se, Vuçiç është pyetur për këtë deklaratë gjatë një konference për shtyp që e ka mbajtur me rastin e vizitës në aeroportin “Batajnica”.

“Gjithçka që dëgjoj nga deklaratat e tyre, jam i ngopur me marrëzitë e tyre”, ka thënë Vuçiç.

Ai ka folur edhe rreth dialogut Kosovë-Serbi, duke ritheksuar edhe një herë që s’ka ndërmend ta njoh pavarësinë e Kosovës.

“Thonë se po vijnë për të negociuar për njohje të ndërsjellë. Epo, mos ejani fare. Unë nuk vij të negociojë për këtë”, ka thënë Vuçiç, raporton “b92.net”.