Rajoni

Kosova ndaloi hyrjen e automjeteve me targa të Serbisë, grupe të mobilizuara serbësh bllokojnë doganën

Kosova ndaloi hyrjen e automjeteve me targa të Serbisë, grupe të

Ka hyrë në fuqi sot ligji i ri i Kosovës për të ndaluar hyrjen në territor të automjeteve me targa serbe, në shenjë reciprociteti me Serbinë.

Sipas rregullit të ri, çdo automjet me targa serbe pajiset në doganë me targa të përkohshme dhe vlera e kësaj takes shkon 5 euro.

Grupe të mobilizuara serbesh kanë bllokuar sot pikën kufitare në Jarinjë, në shenjë revolte ndaj këtij vendimi.

Ata kanë zënë rrugën dhe kanë bllokuar qarkullimin në të dy anët e rrugës.

Njësitë speciale kanë mbërritur në Jarinjë.