Rajoni

Kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut merr përgjigjen e analizës së koronavirusit

Kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut merr përgjigjen e

Oliver Spasovski, kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut iu nënshtrua analizës së COVID-19 pas disa kontakteve që pati me zyrtare të infektuar.

Spasovski rezultoi negativ, por ashtu si një pjesë e stafit, edhe ai do të qëndrojë i izoluar 14 ditë për të respektuar fazën e inkubacionit të virusit dhe rregullat nisur nga ky fakt.

“Sapo i mora rezultatet nga testi i sotëm për Covid-19. Testi është negativ dhe nuk kam simptoma, ndërkaq epidemiologët më sugjeruan të qëndroj në izolim”, shkruan në Facebook Spasovski.