Rajoni

Kurti: Asociacioni njëetnik, i pamundur në Kosovën shumetnike

Kurti: Asociacioni njëetnik, i pamundur në Kosovën shumetnike

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se asociacioni njëetnik në Kosovën me kushtetutë shumë etnike është i pamundur.

“Pakicat kombëtare në Serbi janë gati 20 për qind. Pakicat kombëtare në Kosovë janë rreth 7 për qind. Pra njw asociacion i komunave me shumicë serbe në Kosovë, (Preshevw, Medvegjw e Bujanoc), është i padrejtë, e dëmshme dhe e papranueshme”, tha kryeministri Kurti, duke nënvizuar se Kosova dhe Serbia i kanë arritur 33 marrëveshje në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian dhe asnjëra nuk mund të trajtohet me përparësi.

Ky qëndrim është përgjigja më e fortë ndaj trysnisë diplomatike perëndimore për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Komentet e kryeministrit Kurti pasuan takimin e një ditë më parë të organizuar nga ambasada amerikanë në Prishtinë me një grup zyrtarësh qeveritarë, përfaqësues të partive politike dhe shoqërisë civile për të diskutuar rreth Asociacionit.

“Nëse Serbia dëshiron që në Kosovë të këtë zgjidhje njëetnike, le ta provojë njëherë në shtëpinë e saj”, tha kryeministri Kurti.

Prishtina ka hezituar të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe nga frika se ai mund të shndërrohet në një shtet brenda shtetit.