Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se nuk do të ndërhyjë në Bankën Qendrore për të kthyer vendimin për dinarin serb.
Kurti thotë se qëndron prapa rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës për zbatimin e euros si monedhë e vetme e vendit.
Duke folur në një intervistë për Bloomberg në Londër, shefi i ekzekutivit kosovar përsëriti se serbëve etnikë do t’iu jepet kohë për t’u përshtatur.
“Ne nuk mund ta kthejmë këtë vendim. Nuk do të kemi asnjë lloj mase ndëshkuese – ne nuk duam ta ndëshkojmë askënd" tha Kurti të hënën 12 shkurt 2024.
Vendimi hyn në fuqi më 1 shkurt.