Rajoni

Lorik Cana mesazh për zgjedhjet në Mal të Zi: Vetëm të bashkuar mund të dëgjohet zëri ynë

Lorik Cana mesazh për zgjedhjet në Mal të Zi: Vetëm të

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana përmes një videomesazhi fton shqiptarët e Malësisë me të drejtë vote, të marrin pjesë në zgjedhjet e Malit të Zi dhe të votojnë emrat shqiptarë. “Vetëm të bashkuar mund të dëgjohet zëri ynë”, thotë Loriku mes të tjerash.


Mesazhi i plotë:

Në prag të zgjedhjeve të 30 gushtit, i bashkohem nismës për të mbështetur listën shqiptare . Uroj dhe besoj që me një përgjegjësi shumë të madhe kjo listë duhet të jetë zëri i bashkombasve tanë. Të gjithë ju që jetoni në Malësi apo keni mundësi të udhëtoni më datën 30 gusht, ju inkurajoj ta bëni këtë me një pjesmarrje jashtëzakonisht të madhe. Vetëm të bashkuar mund të dëgjohet zëri jonë dhe mund të sigurohet e ardhmja për fëmijët tonë. Uroj që ky mesazh t’ju gjejë sa më mirë, dhe bashkë do jemi më të fortë.