Rajoni

Lugina e Preshevës kërkon të jetë pjesë e planit të BE

Lugina e Preshevës kërkon të jetë pjesë e planit

Dy ditë para takimit të Ohrit, shqiptarët e Luginës së Preshevës po kërkojnë të drejta të barabarta ashtu si për serbët, në planin Franko-Gjerman. Përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të tre komunave kanë bërë një deklaratë të përbashkët, në të cilën kërkojnë realizimin e plotë të të drejtave kolektive të shqiptarëve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi dhe propozimit evropian.

Ata gjithashtu kanë kërkuar edhe përfshirjen e çështjes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në dialogun e Brukselit.

“Kërkojmë nga Qeveria e Serbisë zbatimin e të gjitha obligimeve të saj ndaj Luginës së Preshevës dhe implementimin e të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar”, thuhet në pikën e katërt të deklaratës së përbashkët të lëshuar nga përfaqësuesit politikë e institucional shqiptarë.

Deklarata e cila përmban gjithsej shtatë pika është nënshkruar nga përfaqësuesit politikë të tre komunave të Luginës së Preshevës, si dhe nga deputeti i Kuvendit të Serbisë, Shaip Kamberi.

Lugina e Preshevës kërkon të jetë pjesë e planit

Lugina e Preshevës kërkon të jetë pjesë e planit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pritet të takohen në Ohër të Maqedonisë së Veriut më 18 Mars për të diskutuar zbatimin e planit 11-pikësh të BE-së.