Rajoni

Mali i Zi fut Shqipërinë në listën e “verdhë”, çfarë do të thotë kjo për ata që duan të kalojnë kufirin

Mali i Zi fut Shqipërinë në listën e

Nga sot Mali i Zi vendos një kusht për shqiptarët që duan të kalojnë kufirin: të kenë bërë testin e Covid.  

Qeveria e Malit të Zi doli me një vendim se Shqipëria, Kosova, Bosnje dhe Hercegovina, Izraeli, Libani dhe Singapori, janë në listën “e verdhë” të rrezikshmërisë nga pandemia e koronavirusit.

Qytetarëve të këtyre vendeve nga sot do u kërkohet në kufirin me Malin e Zi testi për COVID-19, sipas metodës PCR (tamponit) dhe ai serologjik – (Elisa) , i bërë jo më vonë se 72 orë.

Jashtë kësaj liste janë lënë qytetarët nga Rusia, Ukraina, Kanadaja, Azerbajxhani, Bjellorusia dhe Zimbabveja të cilëve do t’u lejohet hyrja pa test.

Test me metodën PCR, përcakton nëse virusi është aktiv, kurse testi serologjik tregon nëse personi ka qenë i infektuar me koronavirus.